Berisha: Rama ishte i besuar i Sigurimit të Shtetit në vitet 1980

Dec 25, 2015 | 7:29
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se Edi Rama ka qenë i besuar i Sigurimit të Shtetit në vitet 80-të duke marrë shkas nga zbulimi i një vizatimi të kryeministrit në vitin 1983.

Berisha akuzon Ramën se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret të komunizmit kur ishte basketbollist i ekipit të Dinamos që njihej si “klubi i policisë sekrete”.

12373441_539986286162283_3076570430993326675_n

“Edi Ramës i bie maska. Ai, si i besuari i sigurimit në vitet 80, bënte kopertinën e revistës së policisë sekrete, “Në shërbim të popullit!” Thashetheme të pafundme qarkullojnë për Edi Ramën dhe lidhjet e tij me policinë sekrete shqiptare gjatë viteve që ai ishte basketbollist, kryesisht bankine, i klubit Dinamo që ishte asokohe dhe klubi i policisë sekrete dhe Policisë së Shtetit”, shkruan Berisha.

1450735_539986386162273_9063023545115207461_n

Berisha duke folur për kartolinën që ish-të përndjekurit i kanë dërguar Ramës thotë se kjo është dëshmi e bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit dhe shton se, “këto jam vetëm disa gjurmë të dosjes së tij të zezë”.

“Kartolina paraqet një nga kopertinat e revistës “Në Shërbim të popullit”, që në fakt duhet lexuar “në shërbim të sigurimit”, të ilustruar nga vetë Edi Rama. Në këtë kopertinë të revistës në fjalë në vitin 1983, Edi Rama paraqet me frymëzim të madh një vajzë të re vigjilente që po i vërsulej me guxim një burri armik që qëndronte në një stol”, shprehet Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministri thotë se Rama madje ka shkruar dhe një pamflet kur vdiq Enver Hoxha, por një mik i afërt i tij nuk e lejoi që ta botonte.

“Dihet se Rama shkruajti një pamflete që pikonte lot në çdo fjalë kur vdiq diktatori Enver Hoxha, por një mik i afërt i tij nuk e lejoi që ta botonte”, shprehet Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura