Berisha: S’ndërhyra për Dukën, Halim Kosova, konsensual. Bashkëpunova me Veliajn kundër Nanos

Apr 20, 2015 | 13:33
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se qeveria ‘Rama’ ia doli të rilindë eksodin masiv, duke e cilësuar këtë një fatkeqësi e madhe kombëtare.

Sali Berisha

“2015-ta, rikthim i frikshëm i eksodit në Shqipëri, rënditemi pas sirianëve…Eksodët lindën, në këtë dramë kombëtare të pranverës 2015, gjithçka është luajtur para syve tanë si film horror me aktor kryesor një njeri…gjenerator i së keqes…Ky piktor dështak dhe bipolar…, ardhjen në pushtet e konceptoi si armiqësi dhe hakmarrje primitive ndaj kundërshtarëve të tij… Fjalimet e tij si nxe as Lana dhe janë më të pista se Lana…”, tha Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi qeverinë se s’ka mbajtur premtimet elektorale, ka thelluar papunësinë, varfërinë, ka rritur taksat dhe krimi e pasiguria ka kapluar vendin.  

“Janë dhjetra e mijëra familje të varfëra që s’kanë mundësi të paguajnë energjinë, ata duhet të zgjedhin mes burgut të Ramës apo eksodit”, tha Berisha. 

Sipas Berishës, Rama e mbushi administratën me militantë. Duke folur për rastin “Doshi” Berisha tha se u varros shpresa për drejtësi: “U fsheh skenari për vrasjen e deputetëve”.

“Foli dy ditë më parë në Vlorë për eksodin…këtë gjendje e ka krijuar vetë. I bëj thirrje BB dhe FMN të rishqyrtojnë në themel qëndrimet e tyre ndaj qeverisë shqiptare…rezultati i saj është eksodi, kriza më e rënde sociale, Shfaqja më flagrante e një krize sociale. Dështim spektakolar. Këto masa po rrisin varfërinë dhe mjerimin në Shqipëri.”, tha ai 

Berisha u bëri apel qytetarëve “të dëgjojnë dhe reagojnë ndaj sirenave të skamjes, mjerimit dhe shtetit policor.
“Qytetarët shqiptarë të mos largohen nga Shqipëria, shanset për azil janë inekzistente. Jo vetëm i shtoni një traumë të re gjendjes suaj…por lehtësoni përkohësisht edhe këtë qeveri që s’meriton asnjë lloj lehtësimi. Vini në rrezik arritjen ndoshta arritjen më të madhe: lirinë e vizave. Bashkarisht të bëjmë gjithçka për të larguar Ramën dhe qeverinë e tij të eksodëve”. 

-Zoti Berisha ju i bëni thirrje FMN dhe Bankës Botërore, në fakt ku qëndron reagimi që duhet të kenë këto institucione të rëndësishme financiare në raport me qeverinë shqiptare?

Në fakt, modeli që ata pranuan është një model i gabuar, shumë i gabuar. Sepse ata pranuan buxhetin e gropës. Buxhet i cili pa asnjë shkak pranoi borxhin publik nga 62 në 73 apo 73 % , dhe kjo është e tmerrshme. Sa është borxhi publik tani? Aq sa ç’ishte, se kaluan dot as një përqind. Në fakt kjo nuk duhej pranuar. Unë e kuptoj që Fondi e ka të vështirë të pranojë gabimet. Por historia e Fondit është sukses edhe gabime. Kjo është e vërteta. Por eksodën nuk mund të mos e pranojnë atë si rezultante, si një shprehje të një krize sociale që sollën politikat ekonomike që u zbatuan në radhë të parë. Fondi nuk mund të pranojë mashtrimet e një qeverie të mirëfillta për rritjen ekonomike kur ajo rrëzohej nga çdo analizë e thjeshtë. Nuk mund të bazohej Fondi në statistikat mashtruese të Gjergjit të Edi Ramës, parashikimet për rritje ekonomike që nuk i dalin çdo vit. Nëse u kujtohet, gjatë qeverisjes sime, rritja ekonomike dilte më e lartë nga çfarë parashikohej, kurse këto dy tre vjet del më e ulët nga sa parashikohet nga vet Fondi. Kështu që jemi para një dështimi, para një skenari grek që ecën progreson, nuk po ndalem në të dhënat ekonomike të dy tre muajve të parë. Nuk e ka fajin Crown Agency, absolutisht, ç’mund ti bëjë Crown Agency lukunisë së hajdutëve që kanë futur në dogana këta. Por nuk ka Crown Agency që mund ti përballojë këta. Unë nuk kam qenë për agjenci të huaja për dogana por s’mund ta fajësojë atë unë. Dhe kështu edhe me Tatimet.

Kjo politikë kërkon rishqyrtim, por në mënyrë të veçantë Banka Botërore. BB, nga 820 milioë USD borxh, në mënyrën më të  papranueshme mbi 420 milionë i ka mbështetje buxheti dhe jo projekte për qytetarët shqiptarë, jo projekte për të luftuar varfërinë e qytetarëve shqiptarë. Pra, janë projekte që jepen për të mbajtur në këmbë një regjim kleptokratik. Një logjikë e paimagjinueshme. Në tetë vjet mund të kemi marrë nga Banka Botërore jo më shumë se 30 milionë për mbështetje buxheti ose fare. Mund të bëjmë një kontroll dhe tu them sa kemi marrë. Por si mund ti japësh një qeverie, e cila investimet e veta të buxhetit i relaizon 40 %, si mund ti japësh një qeverie, e cila të ardhurat i ka në rënie. I jep për ta mbajtur në këmbë? Atëherë ky është një veprim jo miqësor ndaj qytetarëve të këtij vendi. Shkaqet ne do ti hetojmë, kjo nuk shkon. Unë nuk jam kundër, të japësh 800 milionë, por pranoj ti japësh 800 milionë kur 700 milionë të jenë projekte për këtë vend dhe jo rrush e kumbulla shumica e tyre.

Buxheti i qeveritarëve të papërgjegjshëm që u japin tenderat vëllezërve dhe motrave të tyre, atëherë këtu është problemi. BB është larguar në Shqipëri tërësisht nga parimi i luftës kundër varfërisë. Përkundrazi këto politika që ndihen, thellojnë varfërinë. Nëse ti pranon ti japësh një vendi rreth 1 milionë dollarë, ai është borxh nuk është falas. Është borxh dhe me interesa jo të buta. Jo, se Shipëria nuk është në grupin e vendeve që merr me interesa të buta kredi. Ta japësh që qytetarët e vet ta shohin. Ku shkon ky? Jo të shndërrohet në orgjira dhe udhëtime të qeveritarëve. Por të shndërrohet në projekte, në ujë, në kanalizime, në shkolla, në ferma, në zhvillim të vendit. Unë bëj thirrje ta shqyrtojnë këtë. Kjo është një politikë shumë e gabuar. Nuk është ky shkaku i eksodës, por si partnerë ka një kontribut shumë të madh në Shqipëri, atyre u takon aksionet e veta të mos i përziejnë në këtë proces. Shkak nuk është as FMN dhe as Banka Botërore, shkak është absolutisht larg së menduarit se ato i solli FMN dhe BB por ata duhet të shyrtojnë politikën e tyre të mbështetjes ndaj kësaj qeverie.

-Si e shpjegoni faktin që qeveria ka një lloj reagimi vetëm tani kur në fakt ka disa kohë që ka nisur largimi…

Në fakt është edhe më keq. Të dhënat që kemi ne, zyrtarë të ndryshëm që hapin këto llafe. Nuk mund të them se këtë e ka organizuar direkt Edi Rama, ose e ka porositur por kjo është e sigurtë se në komuna dhe në zona të ndryshme janë zyrtarët të cilët u thonë qytetarëve nisuni për në Gjermani. Heshtja e akuzon Edi Ramën. Dhe fakti që doli vetëm me dy, unë kam respekt për zotin Flenckeinstein, shumë respekt për të, një njeri që është i përkushtuar për Shqipërinë si raporter për ta njohur sa më shumë, pra, fakti që erdhi me një eurodpeutet tjetër dhe shkuan në Vlorë, pikërisht në një nga qytetet ku nisen më shumë në këtë eksodë, dëshmon që Edi Rama ishte i detyruar të dalë për të denoncuar këtë fenomen. Pra, e bëri nga detyrimi dhe jo nga detyrat që ndjente. Kjo është një katastrofë. Çfarë është kjo?  Një shpërbërje kombëtare, eksodat janë një shpërbërje kombëtare, trupi i kombit që eksodon është trup që përgjysmohet, pritet. Kështu që, reagimi ishte tepër i vonë, për të mos thënë, të gjitha masat e tij janë nxitëse. Shkoni ju, do të gjeni me qindra e me mijëra, njerëz që nuk  paguajnë dot në mënyrë absolute energjinë. Ndërkohë janë me qindra e me mijëra ata që kanë paguar dhe u shkojnë banditë nga Enti i Energjisë dhe u thonë që keni kaq milionë borxh. Po si kam kaq milionë borxh kur unë kam paguar? Unë njoh shumë raste konkrete të tilla. Kur unë kam paguar rregullisht, atëherë atij çfarë i mbetet. Ai smund të paguajë, o në burg sipas Edi Ramës ose të marrë rrugët e botës. Ky ka shndërruar energjinë në një mjet terrori të paparë sepse do me çdo kusht të shlyejë 620 milionë euro që CEZ u kishte borxh sipërmarrjeve shiptare, taksave dhe tatimeve shqiptare, të gjitha me fatura të pranuara nga CEZ. Tani ua u kalon të varfërve të vendit këtë faturë.

-Ka patur negociata të vështira me Partinë Republikane, është konkluduar tani, por është folur që ju i keni kërkuar zotit Basha që të mos kandidojë zotin Agron Duka në Durrës, si i shihni negociatat e Partisë Demokratike, duket se të gjithë janë të pakënaqur.

Së pari, në mënyrë absolute unë nuk kam ndërhyrë në asnjë kandidim apo moskandidim. Jo.  Kryetari i PD këtë rradhë ka përdorur një metodë kurrë të përdorur më parë nga unë, kjo metodë ishte e bazuar në polle në bashkitë më kryesore. Tani, pollet, këto 15 vitet e fundit janë futur si një shtyllë e demokracisë në qeverisje. Veçanërisht në SHBA por tani po përhapen gjithnjë e më shumë. Kështu që, është një formë demokratike kjo pak më sengjine se ajo që bënim ne më përpara, se pollet kërkojnë shpenzime. Në dijeninë time ai ka respektuar pollet rigorozisht.

Për Durrësin?    

Për Durrësin ky ka bërë polle me eksponentë të Partisë Demokratike. 

-Keni kërkuar që të mos kandidojë zoti Duka?

Asnjëherë të vetme, për asnjë njeri. Nuk përzihem unë. Ky është një moment kyç. Kryetari i PD ka detyrimin që të zgjedhë ekipin e tij. Nuk po zgjidhet ekipi i Sali Berishës, Sali Berisha ndjek eksponentë të kësaj partie nga Tropoja në Konispol dhe jo një por shumë. Atëherë çfarë po ndodh? Do ndodhë që zoti Basha të zgjedhë ekipin e tij apo unë ? Kurrë jo. Zoti Basha zgjedh ekipin e tij në mënyrë të prerë. Unë jam shumë i përcaktuar për këtë.

-Pakënaqësitë e aleatëve?

Aleatët duhet të trajtohen me shumë kujdes. Mendoj që eksperienca e krijuar në këto zgjedhje zotit Basha do ti shërbejë shumë për një platformë më soft në negociatat me aleatët, të cvilët kanë një dhunti, sa më të vegjël të jenë, janë më të ashpër janë. Por nuk ke ç’tu bësh, ashtu janë ata. Edhe më shumë kujdes po u tregon por, duhet më shumë kujdes ndaj tyre. Të arrihet, të gjenden të gjitha mundësitë ku janë pikat e përbashkëta, Partisë Demokratike i takon që aleatët tradicionalë të saj ti ketë, ti respektoje, që ti përfillë edhe të punojë. Është një histori e tërë bashkëpunimi me ta.

-Ia keni thënë këto këshilla zotit Basha?

Unë po ua u them këtu publikisht, le të kuptohet që ky është qendrimi im. Nuk kam asnjë lloj qendrimi tjetër.

-Po aleancën e zgjeruar të së majtës zotit Berisha si e keni parë përballë nje opozite që në fakt duket se po tkurret nga numri i partive…

Jo, në fakt ne jemi aleanca më specifike tani-ishte deklarata e Topit. A e dëgjuat? Tha se, hyjmë në koalicion por jemi dhe në opozitë. Tani u them unë ju, asnjë i ndjerë në vitet 90 nuk e bëri ndonjëherë këtë deklaratë. Kurrë skisha dëgjuar. Ja ky është koalicioni i tyre, që hyjnë në koalicion por jemi në opozitë. Ç’koalicion është ky? Ajo është një aleancë interesash totalisht për të zhvatur me pushtet këtë vend. Ky i ka vlerat? Tipike ishte kjo që tha, unë tha në koalicion jam por mbetem në opozitë.   

-A rrezikojnë votat e së djathtës nga kandidatët e pavarur siç mund të jetë zoti Bojaxhiu apo zoti Tafaj?

Çdo njeri ka të drejtë të kandidojë . Por çdo njeri pastaj dëshmon veten e tij se si po shfrytëzohet apo kepërdoret, këto janë çështje të tjera nuk janë të miat por e drejta për të kandiduar është e secilit.

-Si i vlerësoni kandidatët për qytetet kryesore?

Unë vlerësoj kandidatin e Partisë Demokratike dhe të opozitës për Tiranën, në bindjen më të thellë një kandidat të shkëlqyer për ata që kërkojnë vlerat, e vlerësoj si një kandidat të fitores. Halim Kosovaa është një mjek i shquar me reputacion të gjithanshëm, të pakontestuar. Halim Kosova nga mjek që unë njoh, them, mund të  jem edhe i gabuar por, them se është menaxheri më i mirë, është doktor shkencash në doktrinën e tij por nga ana tjetër ai ka dëshmuar në këto vite, aftësitë menaxherale të shkëlqyera në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Është një humanist i madh por një njeri që ka dhunti shërbimin, po ta marrësh dhe ta analizosh atë, cili është thelbi i tij, një njeri që ka shërbyer gjithë jetën. Një njeri që ka dhuntinë dhe kulturën e shërbimit, ai ka brenda vizionin më të qartë se si tu sjellë qytetarëve të tij shërbimet më të mira. Së dyti, nga të gjithë kandidatët e rreshtuar në krahun opozitar, nuk di ndonjë tjetër që të jetë më konsensual në rrafshin social se sa Halim Kosova, është në natyrën e tij dhe fushata e tij bazohet mbi vlerat që ai ofron, bazohet mbi paketën e shërbimit ose mbi shërbimet ndaj qytetarëve, kjo është e gjitha. Është apo jo politikë, është politikë të gjesh një njeri në moshën e Halim Kosovës në Shqipëri që sështë politik, është jashtë çdo lloj mundësie. Ai ka qenë ministër, ka qenë deputet, për fushën e tij është thellësisht politik. Ndaj dhe, unë personalisht e gjykoj atë kandidat të fitores për dy arsye. Së pari për vetitë e tij, vlerat e tij si personalitet. Së dyti, mëkatet e mëdha të qeverisë, edhe ato janë, lista e pafundme e dështimeve nga mashtrimet tek eksodi. Inkarnimi i të gjitha këtyre papërjashtim është rivali tij, nga Griselda tek me radhë, rivali tij është nëse bëhet fjalë për mashtrimet e këto, është i gatuar me të gjitha. Filloi me, edhe para Griseldës po të doni, por u bë famoz me Griseldën se i çoi emaile gjithë Europës e të tjerë me radhë, inaugrimet për së dyti të qendrave të punësimit, pra ka të bëjë me një rival i cili absolutisht ka qenë një lloj  koreografisti në MJAFT, të cilat thonë të gjithë se ja bënte Edi Rama skenarin, nuk e di çfarë kanë pasur të përbashkët. Unë e kam pëlqyer se me ata kam pas bashkëpunuar kundër Fator Nanos, se mohoj atë, nuk e them për diversion këtë, e kam thënë më përpara, por jo ndonjë rezultat si ministër pashpirtësi. A e dini ju që thonë u kemi dhënë këtyre për energjinë, absolutisht asnjë qindarkë, asnjë familje, asnjë personi skanë shpërnadrë një qindarkë. Ky mbeti si ministër i mirëqenies personale, edhe kjo qytetarët e kanë më të lehtë të zgjedhin midis vlerave dhe këtij. Unë e quaj zgjedhje shumë të mirë. Dhe e vërteta në polle dilte më lartë, i pari në distancë. Jam dakord, unë nuk i bëja pollet, ky i bën, unë skam bërë ndonjëherë, por ama po i bëre duhet tu përmbahesh, ky është problem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura