Berisha publikon mesazhin: Nikolla po mbjell korrupsion dhe injorancë në arsim

Feb 25, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim, për korrupsionin në arsim. Berisha ka publikuar një masazh të një qytetari dhe shkruan se Nikolla ka mbjell korrupsion dhe injorancë kudo.

Postimi i plotë

Ndrikull Nikolla mbjelle kudo korrupsion, injorance …!

berisha_1519157066-3450795

Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital!
Ai denoncon emerimin e taksidareve dhe tender-ndrikullave te saj ne poste kyçe, dhe se si grupi i punes, me ne krye konfidentin e saj, famozin Plarent Ndreca,
zhgerryheshin ne resorte turistike gjoja per hartimin e akteve nenligjore te ligjit per asimin e larte dhe ato sot e kesaj dite nuk jane hartuar! sb

“Përshendetje zëri i një populli që lëngon nga dhimbja e padrejtësive. Sot është zhvilluar komedia e rradhës në DAP, për trupën e nivelit të Plartë drejtues TND, ku cdo gjë është paracaktuar se kush do jete fitues edhe cfarë pozicionesh po i presin, ama ju mungon vetëm TND, sepse sherbesat dhe qokat janë mbyllur. Ministria Arsimit Sportit dhe Rinise quhet intitucioni me në krye ‘alfabetin e djallit’ e cila me djallëzite e saja kërkon të pozicionojë si drejtor të përgjithshëm dy shoqet dhe shërbyeset e saja. Zamira Gjini si drejtor i përgjithshëm P.Zh.A.S.R dhe Ejona Isufaj si drejtor i përghithshem Rr.P.A.S.R. Zamira Gjini duke i shërbyer ne te gjitha tenderat e parauniversitarit edhe atë të mobiljeve meqë ‘alfabeti djallit’ e ka shumë për zemër! Ejona Isufaj e cila në emer të ligjit është taksidarja e arsimit të lartë dhe krijuese e nje çoroditjeje të frikshme ne IAL. Dua të saktësoj diçka në lidhje me hartimin e akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartê, rreth dy vite me.parë u ngriten urdhrat me grupet e punës per nxjerrjen e akteve me ne krye krye juristin plarent ndrecen , shpenzimet me taksat e taksapaguesve u bene ama vetem per aktet joooo por shijuan 4 ditë ne Vlorë dhe 4 ditë dhe netë në Pogradec, aktet as sot nuk dolën. Lutem që KLSh të auditoi me seriozitet të madh këtë maskaradë e cila na rëndon të gjithëve sespe pasojat janë të pranishme në çdo familje.Faleminderit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura