Berisha publikon fotot: Një nga atentatorët, eksponent i thekur i LSI

Oct 3, 2015 | 14:10
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se një nga autorët e atentatit në Tiranë, pikërisht Sael Sulaj është eksponent i LSI-së. 

berish

Në një postim në rrjetin social FB, Berisha shkruan: “Fotografi dixhital informon: atentatori i mikut te Sajmir Tahirit dhe Elvis Gacaj dhe vrasesi i dy viktimave tek shkolla “11 Janari” dy nete me pare, Sael Sulaj , eksponent i thekur i LSI”.

Foto postuar nga Berisha ne FB
Foto postuar nga Berisha ne FB

Bashkë me këtë shënim, Berisha poston edhe fotot e dikurshme, të të arrestuarit të sotëm. Në foto ai duket veshur me bluzen e LSI dhe duke valëvitur flamujt e kësaj force politike.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura