Berisha: Pavarësi enteve rregullatore. Ndërhyrjet e politikës, të dëmshme

Oct 31, 2012 | 10:25
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha duke përshëndetur konferencën për Autoritetin Rregullator të tregjeve financiare jo bankare ka deklaruar se “konsolidimi mbi baza të forta ligjore është rruga më e sigurtë për garantimin e lirisë së tregut, mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë”.

Sipas Berishës,  s’ka asnjë dyshim se pavarësia e enteve rregullatore përbën kushtin më vendimtar të funksionimit të tyre.

“Nëse ka ndërhyje të dëmshme është e politikës, sa herë  i ka marrë përsipër i ka përkeqësuar dhe më shumë. E rëndësishme të mbahet parasysh dhe ky mësim është kusht për të garantuar konkurrencën e lirë në këto tregje delikate të ndjeshme, por jetike për një shoqëri të lirë”- tha Berisha.

Sipas tij, në një hark kohor të shkurtër autoriteti i këtyre tregjeve ia ka dalë të veprojë aktivisht në interesin më të mirë të konsumatorëve dhe tregjeve të tilla, ia ka dalë të ndikojë në zhvillimin e tyre si kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm i zhvillimit të tregut.

“Duhet të shkëputemi nga indiferenca ndaj rrezikut. Duhet punë intensive për edukimin e qytetarëve mbi përshtatjen e një qëndrimi të ri ndaj sigurimit të shëndetit, jetës, pasurisë. Ndikim të fuqishëm në treg do mund të arrihet përpjekje të madhe për edukimin financiar dhe atë të sigurimeve në shoqërinë shqiptare”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura