Berisha nxjerr denoncimin: Skafi i policit Arjan Tase që vrau 7-vjeçaren përdorej nga Geron Xhafa dhe vëllezërit Halibaj për trafik droge

Aug 5, 2022 | 20:50
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një oficeri policie sipas të cilit, skafi i policit Arjan Tase që vrau 7-vjeçaren në Himarë përdorej nga vëllezërit Habilaj dhe Geron Xhafa për trafik droge.

arjan tase foto

Sipas denoncuesit, skafi i Tases është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!

POSTIMI I PLOTË

Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!

? Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor !

Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht.

Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishëm që aksidentoi 7-vjeçaren në Potam: Motogomonja (Skafi) me dy motorra i përket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi për Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himarë…!

Motogomonja (Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke transportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është tërhequr nga Deti dhe është dërguar me një automjet të mbyllur në një servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!

Faleminderit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura