Berisha: Nëna e shtetit ligjor është vota, pa të nuk ka demokraci, ka diktaturë

Sep 30, 2022 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vota është nëna e shtetit ligjor.

Gjatë një konference të mbajtur për media nga selia blu, Berisha theksoi se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara nuk mund të pretendojë se respekton shtetin ligjor nëse nuk respekton votën brenda Partisë demokratike.

“Është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Votën duhet ta respektoj. Të pretendohet se po respekton shtetin ligjor duke mos respektuar votën.

Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci.

Se si ka mundësi këto, mendoj se nuk dëmtojnë PD-në dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim këto ndërhyrje me Konventën e Vjenës dhe përpjekjet e PD-së me marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA.

Çfarë e shtyn zonjën të mohojë? Ku e gjen autoritetin, mbi ç’bazë, mbi ç’konventë, mbi ç’marrëveshje, të mohojë votën e 11 dhjetorit, votën e 6 marsit, 22 majit? Nëse ka një parti që ka votuar më shumë në Europë se kjo parti, nuk ka. Atëherë kemi të bëjmë me një çështje themelore.

Unë e kam parë kur vrapoi të elozhojë votën e transfiguruar nga patronazhistët, nga blerjet, etj. Po njeriu në një moment duhet t’i thotë vetes: “Enough is enough”.

Në mënyrë të vazhdueshme ka flsifikuar historinë, që shqiptarët i njohin nga e shkuara dhe nuk duhet të kthehen gjëra të tjera, Ajo që mu duk i pafat ishte paralelizimi i ndërprejes së marrëdhëniesme mes Shqipërisë në vitin ’46 me ato në vitin ’97”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura