Berisha: Me urdhër të Ramës, vazhdon fshesa në ushtri

May 30, 2014 | 21:40
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot me akuzat ndaj kryeministrit, Edi Rama dhe ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në një mesazh në Facebook, Berisha thekson se me urdhër të kryeministrit vazhdon fshesa në ushtrinë shqiptare.

“Me urdher te Kryekomandar Edvinit, Ndrikulla Mrika dhe Gjeneral Trafiku vazhdojne fshesen ne Ushtri. Te dashur miq, Ndrikull Mrika dhe Gjeneral Trafiku, qe u versulen te terbuar kunder opozites pas denoncimeve publike te saj, te cilat u provuan te verteta, vazhdojne fshesen ne Ushtri. Ata qe mashtruan shqiptaret duke abuzuar me emrin e NATO-s dhe te partnereve per te sulmuar opoziten, me urdher te kryekomandar Rames po nxjerrin nje seri oficeresh ne lirim, nder te cilet edhe kolonelin e forcave ajrore S. Ç. Kjo sepse Kolonek S. Ç. deklaroi se ne Gjader jane ulur 5 here avione renegat narkotrafiku. Ata, ne panik, po bejne çdo marrezi per te fshehur gjurmet e perdorimit te bazave te Ushtrise per trafik droge. Ne kete situate te dashur miq ka vetem nje pergjigje: Rama IK!! IK!! IK!! Sb”- shkruan Berisha në Facebook

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura