Berisha i nxjerr videon Edi Ramës: Çfarë tha avokati i përdhunuesit!

May 31, 2016 | 20:42
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, të një nga intervistat e kryeministrit Edi Rama në studion e Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ku ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, që dha dorëheqjen sot, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

berosha per ramen e roshin

“Avokati i perdhunuesi!”, shkruan Berisha në videon ku Rama ka deklaruar pak kohë më parë kështu:

Rama: Elvis Rroshi nuk është dënuar asnjëherë në asnjë gjykatë dhe sot …

Fevziu: Elvis apo Ervin e ka? BIRN citon zyrtarë…

Rama: E ka Elvis Rroshi, lërë BIRN se BIRN nuk është Vatikani…

Kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka deklaruar sot dorëheqjen nga posti që mban si i pari i qytetit të Kavajës.

Përmes një postimi të gjatë në profilin e tij ne Facebook, Roshi ndan me gjithë ndjekësit shkakun e vendimit të papritur, që sipas tij, nuk vjen pas sulmeve dhe akuzave të shumta të opozitës, por për shkak të zbulimit të një dënimi që ka marrë në Itali kur ishte vetëm 16-vjeç, e për të cilin betohet se nuk ka qenë në dijeni.

“Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.” shkruante Rroshi ne deklaraten e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura