Berisha: Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar. Janë me dhjetra orë komunikimi me grupet më të rrezikshme kriminale në këto shtete

Sep 23, 2022 | 12:19
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gisht ne sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale te vendit per te zhdukur “lidhjet e krimit te qeveritareve”. Sipas tij, kryeministri i Shqiperise, Rama ka qene dhe eshte ne hetim nderkombetar.

 

Sali Berisha: Shqiptarët dhe aleatët tanë duhet të dinë të vërtetën. Se sistemi TIMS dhe MEMEX, dhe databaze i policisë shkencore ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishti, çdo gjë të botës së nëndheshme.

Nuk ka asnjë lidhje me portalet.

Ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin.

Janë me dhjetra e dhjetra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksikë e kudo.

Unë mund t’u deklaroj ju se personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve, në hetim ndërkombëtar, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura