Berisha: Arrestimi i Ballistit, i turpshëm. Rama ‘fajtor’ për humbjen

Oct 9, 2015 | 19:02
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se akuzat ndaj Ismail Morinës (i njohur ndryshe si Ballisti që futi dronin në stadiumin e Beogradit), se donte të kryente një atentat ndaj kryeministrit serb janë të turpshme.

Foto e publikuar ne profiiln e Berishes ne 'Facebook'
Foto e publikuar ne profiiln e Berishes ne ‘Facebook’

Deklarata e tij vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila këtë të premte dha masën ‘arrest me burg’ ndaj Morinës për ‘armëmbajtje pa leje’.

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka takuar lojtarët serb në dhomat e zhveshjes, ndërsa fjalimin që ai mbajti një ditë pas ndjeshjes Shqipëri-Serbi, e quan ‘neveri’.

“Politizimi ekstrem dhe me te gjitha mjetet, per dite me radhe i ndeshjes, anullimi i mijera biletave te shitura kuqezinjve, zevendesimi i tyre me asi tipash qe nuk kishin shkelur kurre ne stadium, arrestimi i Morines me akuzen e turpshme se donte ti bente atentat Vuçiçit, shkuarja dy – tre here ne dhomat e veshjeve te futbollisteve kundershtar, fjalimi i tij i sotem gjer ne neveri, si nje larje duarsh, nuk nxjerrin duarjashte Ramen nga rezultati i ndeshjes dhe deshmojne per nje kompleks te tij ose provojne se nuk eshte aspak ne gjendje ekuilibri psiqik normal”,-shkruan Berisha.

Reagimi i tij vjen një ditë pas ndeshjes së luajtur në stadiumin e Elbasanit mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje e cila u mbyll me fitoren 0-2 të serbëve më minutat shtesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura