Berisha-ambasadorëve: Lini standardet e dyfishta, shqiptarët kanë nevojë për drejtësi

Apr 23, 2024 | 21:04
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, u ka bërë thirrje ambasadorëve të huaj në vendin tonë, të lënë ‘standardet e dyfishta’, pasi shqiptarët kanë nevojë për drejtësi.

berisha

Berisha tha se ‘është e lehtë të vërsulesh me breshëri deklaratash ndaj qytetarëve më të vjedhur në Europë dhe në botë, por faturën e paguajnë shqiptarët’.

“Të dashur miq, në emër tuaj, unë dua t’u shtroj një pyetje ambasadorëve të nderuar, diplomatëve në Tiranë: çfarë do ndodhte në qytetet apo kryeqytetet tuaja, në rast se fondet publike vidheshin 100 përqind?

Do tallej drejtësia juaj me këtë krim të shëmtuar?

Jo, kurrë! Do flisnin qytetarët tuaj.

Prandaj i lini standardet e dyfishta..

Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi.

Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi.

Ju merrni anën e hajdutit Erion Veliaj.

Merrni anën e hajdutit Edi Ramës.

Merrni anën e kriminelëve si Altin Dumani.

Zgjidhje e gabuar. Shqipëria po shkatërrohet nga këta hajdutë!

U thoni shqiptarëve çfarë do bënin në vendet tuaja para vjedhjeve të tilla qytetarët?

Është e lehtë të vërsulesh me breshëri deklaratash ndaj qytetarëve më të vjedhur në Europë dhe në botë.

Është e lehtë të mbrosh atë që përdor standarde të dyfishta dhe të trefishta.

Por faturën e paguajnë shqiptarët”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura