Beqaj dhe Rama në spital: Shpërthimi në kufijtë e tragjedisë

Feb 1, 2016 | 22:39
SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza sonte në mbrëmje për të aprë më nga afër gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në fshatin Dardhas.

Lokali ku ndodhi shperthimi
Lokali ku ndodhi shperthimi

“Kanë djegie të niveleve të mesme, shërbimi është prezent, furnizimet e nevojshme janë, është ende shpejt për të bërë një prognoze, përmasat janë të tilla në kufijtë e tragjedisë,
në gjendje më të rëndë janë gjashtë pacientë, në reanimacion”, tha Beqaj.

Ndërsa Tritan Shehu i cili kishte shkuar në spital bashkë me Halim Kosovën u shpreh:

“Aksident masiv me mjaft dëmtime, një pjesë të dëmtuar rëndë, po ndiqen me seriozitet nga ekipet mjekësore. Është shpejt për të bërë vlerësime përfundimtare”.

Janë mbi 30 të plagosur të cilët kanë marrë dëmtime të shumta nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Pogradec.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Rama në spital ku ka takuar të afërmit e të plagosurve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura