Benzinë te dera, familja: Kemi frikë

Oct 31, 2012 | 12:46
SHPËRNDAJE

FIER – Një ditë pas tmerrit të përjetuar, familja e Ilmi Muharremajt nga Lagjja “8 Shkurti” e Fierit kërkon të gjenden autorët që u rrezikuan jetën. Zjarri në banesën e tyre ka bërë që ata të jetojnë në frikë. Në shtëpi jetojnë vetëm të moshuarit, ndërsa dy javë më parë u ka ardhur djali i tyre nga Greqia, Roberti. Ky i fundit nuk e mohon tentativën për një vjedhje të mundshme, ndërsa shprehet për një ngjarje ku iu përfshi i vëllai para 5 vitesh në Tiranë. “Unë nuk di të them nëse e vunë zjarrin për të na grabitur. Duke parë rrethanat se si kishin çuar dy shishe benzinë në derë, mendoj se ata kanë dashur të na eliminojnë si familje. Mendoj që kjo mund të ketë ardhur edhe si pasojë e një sherri që ka pasur vëllai im, në Tiranë përpara 4-5 vitesh. Atëherë e rrahën vëllain dhe i nxorën pistoletat, por ne s’e morëm vesh se kush. Ai tani nuk jeton më këtu. Iku në emigracion. Ndoshta është edhe kjo. Policia të na ndihmojë, pasi unë do iki dhe i lë pleqtë me merak”, u shpreh dje Robert Muharremaj.                               m.r

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura