Belind Këlliçi merr pjesë në takimin e organizuar nga ish-sekretari amerikan në kampin e muxhahedinëve në Manzë: Krenar që PD…

May 18, 2022 | 12:43
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka qenë pjesë e takimit të organizuar nga ish-sekretarin amerikan i shtetit Mike Pompeo në kampin Ashraf 3 në Manzë.

280705415_567168438103364_401152435993346014_n

Ai ka ndarë foto në rrjetet sociale ku shkruan se është krenar që Partia Demokratike u ofroi një strehë të sigurt muxhahedinëve që erdhën në Shqipëri, të cilët u larguan nga vendi i tyre për shkak të regjimit.

“Pata privilegjin të isha pjesë e takimit të ish Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë.

Ish të burgosurit politikë iranianë u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Prej vitit 1979 janë përndjekur e masakruar nga regjimit teokratik i mullahëve ndërsa sot rezistenca e tyre i jep shpresë popullit të Iranit.

U njoha nga afër me vuajtjet e tyre me vizitën në muzeun e torturave.

Jam krenar që PD në qeverisje u mundësoi një strehë të sigurtë, duke shfaqur vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare.

Ne qëndrojmë krah tyre!

Krah lideres Maryam Rajavi!”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura