Belgjika mund Amerikën dhe kalon në çerekfinale

Jul 2, 2014 | 12:40
SHPËRNDAJE

Nëse nuk do kishin pasur në portë Tim Haurd, Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ishte eliminuar pa u nevojitur koha shtesë. Po, pasi portieri i Evertonit ishte edhe njeriu i ndeshje, falë pritjeve spektakolare që bëri në harkun e 90 minutave lojë. Belgjika e Mark Vilmots vuajti shumë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Jurgen Klinsmanit, madje edhe kur shkoi në avantazh të dyfishtë. Pas një pjese të parë disi të ekuilibruar, në të dytën ishin europianët ata që kontrolluan lojën duke dominuar në të gjitha aspektet. Por mungoi goli. Ndaj pas kohës së rregullt u deshën edhe shtesat. Dhe menjëherë vjen zhbllokimi: talenti De Bryn arrin të shmanget bukur në zonë dhe gjuan në cepin e djathtë të Houard, duke e mposhtur më në fund. Shikohen amerikanët dhe përfitojnë sërish belgët, që me anë të Lukakut realizojnë edhe golin e dytë, pas një kombinimi të bukur me Hazard. Gjithsesi, amerikanët do të futeshin në lojë dy minuta më vonë, pas shkurtimit të diferencave të golave nga Julian Grin. Dhjetë minutat e fundit ishin edhe më të bukurat, me të dyja skuadrat që u munduan të mos lëshojnë kundrejt njëra-tjetrës në fushën e lojës, por në fund ishin belgët ata që fituan, duke u bërë skuadra e tetë që shkon në çerekfinalet e këtij Botërori, aty ku e pret Argjentina e Lionel Mesit.      

Belgjikë-SHBA    2-1
Shënues
: De Bryn 93’, Lukaku 105/ Grin 107’
Kartonë të verdhë: Kompani/ Kamerun
Gjyqtar: Djamel Haimoudi (Algjeri)
Spektatorë: 51,227
Belgjika: Kurtua, Van Bujten, Kompani, Vertongen, Alderveireld, Vitsel, Felaini, Mertens (Miralas 60’), Hazard (Çadli 111’), De Bryn, Origi (Lukaku 91’). Trajner: Mark Vilmots
SHBA: Houard, Besler, Xhonson (Jedlin 32’), Gonzalez, Bisli, Kameron, Bradli, Zusi (Vondolovski 72’), Bedoja (Grin 105’), Xhons, Dempsej. Trajner: Jurgen Klinsman

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura