Bekam del zyrtarisht kundër Super Ligës: Futbolli është në rrezik! Kompeticionet duhen bazuar në…

Apr 20, 2021 | 11:39
SHPËRNDAJE

Devid Bekam, ish-futbollisti legjendar britanik me Mançester Junajtid dhe Real Madrid, i cili aktualisht është pronar i skuadrës së Inter Majemit në “MLS” amerikane, ka dalë me qëndrim kundër Super Ligës europiane teksa me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” shkruan se futbolli është në rrezik:

majemi i nter dejvid bekam

“Futbolli është në rrezik. Jam një person që e dua futbollin, e kam dashuruar që në fëmijëri deri më sot. Më parë si futbollist dhe tani si pronar i një ekipi futbolli dhe e di që futbolli është asgjë pa tifozë. Për këtë motiv, kemi nevojë që futbolli është i të gjithëve dhe kemi nevojë për kompeticione duke u bazuar tek meritat.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura