“Numëruesit mbyllën sytë para vjedhjes në Bankë”

Aug 31, 2014 | 11:09
SHPËRNDAJE

Godina e repartit X, ku u vodhën paratë

Prokuroria ka sekuestruar në Bankën e Shqipërisë rregulloren e vitit 2006, që e bënte të detyrueshëm kontrollin e kolive me kartëmonedha një e nga një, rregullore e shkelur nga shtatë numëruesit e parave të arrestuar tri ditë më parë.

 Bëhet fjalë për dokumentin me nr. 82, datë 15 nëntor 2006, që parashikon kontrollin e imtësishëm të kutive me kartëmonedha, çka nëse do të ishte zbatuar, do të zbulonte në kohë vjedhjen duke shmangur thellimin e dëmit. Burimet zyrtare nga organi i akuzës kanë thënë se në dokumentacionin e inventarizimit që ka shqyrtuar Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimeve për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, ndër të tjera, fokusi është vendosur te sasia e një prerjeje monedhe në vlerën 5000 lekë. Përqendrimi në këtë fakt është rrjedhojë e dëshmisë së dhënë nga i dyshuari kryesor për vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, shtetasi Ardian Bitraj, i cili ka deklaruar se nga arka stok dhe arka në veprim ka marrë vetëm nga këto prerje (prerja me vlerë më të madhe në qarkullim në Shqipëri). Burimet thanë më tej se Prokuroria e Tiranës ka në shqyrtim materialin për të gjitha prerjet e tjera, pasi, pavarësisht deklarimeve të Ardian Bitrajt, grupi i hetimit po kryen verifikime të plota edhe për kartëmonedha të tjera. 

SHKELJET
Sipas raportit përfundimtar të komisionit të inventarizimit për vitin 2013, ka rezultuar se gjendja faktike e kësaj monedhe (5000 lekë) në kolitë me para përputhej me pasqyrat e kontabilitetit që kishin në dispozicion paraprakisht anëtarët e komisionit të inventarizimit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raportin përfundimtar të komisionit të inventarizimit për vitin 2012, ku ka rezultuar se gjendja faktike e kësaj monedhe (5000 lekë) në kolitë me para përputhej me pasqyrat e kontabilitetit që kishin në dispozicion paraprakisht anëtarët e komisionit të inventarizimit. Por nga hetimet ka rezultuar se anëtarët e komisionit të inventarizimit kanë kryer veprën penale

NUMERUESIT E ARRESTUAR
Komisioni i inventarizimit 2013

• Bahri Allushi, 60 vjeç, kryetar
• Fatbardha Gurthi, 53 vjeçe, anëtare
• Ilir Dedja, 60 vjeç, anëtar
• Mehdi Molla, 64 vjeç, anëtar
Komisioni i inventarizimit 2012
• Gentjan Jahja, 44 vjeç, kryetar
• Ilir Dedja, anëtar
• Emiljano Lamçe, 31 vjeç, anëtar
• Mehdi Marku, 44 vjeç, anëtar

TRAZHGIM SOKOLAJ 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura