BE kërkon nga Greqia miratimin e ligjit kundër racizmit

May 31, 2013 | 12:39
SHPËRNDAJE

Një ligj, i cili ka si synim dënimin me burg të personave që kryejnë akte raciste në Greqi, të cilat janë bërë të shpeshta e të shumta kryesisht nga anëtarët e partisë “Agimi i Artë”, është kundërshtuar nga Kryeministri Antonis Samaras. Por, dy aleatët në koalicionin e tij qeverisës, DIMAR dhe PASOK, kërkojnë miratimin e shpejtë të këtij ligji. Projektligji “Rupakiotis” nuk do të votohet nga deputetët e partisë së Samaras, “Demokracia e Re”. Por, komisionerja europiane për Drejtësinë, Cecilia Malmstrom, kërkoi nga qeveria greke miratimin e tij. Po ashtu edhe kreu i Parlamentit Europian, Martin Shulz, duke kujtuar respektimin e parimeve europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura