BE dënon sulmin kundër Klodiana Lalës: I mbështesim gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar

Aug 30, 2018 | 19:36
SHPËRNDAJE

Mes shumë reagimesh, vjen edhe mesazhi nga delegacioni i BE në Tiranë për sulmin e paprecedentë me armë mbi banesën e prindërve të gazeteres Klodiana Lala. Me anë të një postimi në “Twitter”, delegacioni i BE dënon sulmin duke përsëritur mbështetjen për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri.

bruksel-be

“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, mbyllet reagimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura