BATUTAT/ Bregu: Gjyshi Shukriu ia lypi vajzës. Harito: Po Pango?

May 19, 2016 | 12:31
SHPËRNDAJE

Çështja ‘Shukriu’ nuk ka mbetur jashtë batutave të seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, deputetja demokrate Majlinda Bregu ka deklaruar se përtej hajgares me videoskandalin e Shukri Xhelilit, ajo që sot është shqetësim i madh është ushqimi që po i japim të rinjve për punësim dhe marrëdhëniet e punës në administratën publike.

Majlinda Bregu
Majlinda Bregu

“Nuk po flas këtu për gjyshin e mrekullueshëm që si i themi në gjuhën popullore ia lyp një 20-vjeçarje, por se çfarë po ndodh sot me administratën. Se si Kryetari  bashkisë, apo drejtori vendos për punën sikur të jetë bahçja e shtëpisë së vet. Sa raste të tjera kemi në administratën publike, ai Balili ishte administrator, po ajo Drejtoresha e Arsimit në Lushnje, po ky tjetri që preu trafikndarësen për interesa të vetat dhe vdiqën dy fëmijë në aksident atje”- tha Bregu, duke ironizuar edhe me deklaratën e bashkëshortes së ish-kryebashkikaut të Dibrës dhe mbrojtjen që i bëri burrit të mrekullueshëm.

Pas saj ka replikuar ministrja e Inovacionit, Milena Harito  e cila ka akuzuar opozitën për qëndrim me dy standarde. “Nuk e kuptoj, pse për Pangon ishte përgjegjësi individuale dhe për këtë keni tjetër qëndrim. Madje, atë edhe e promovuat e vutë në krye të inovacionit dhe shkencës. I rëndësishëm është qëndrimi që mbahet. Si Pango e si ky derëziu i fundit janë të zgjedhur por përgjegjësinë e kanë individuale, ju keni mbetur me kohën e Enverit, te përgjegjësia e klasës, apo kolektive”- tha ajo, duke shtuar se as Pango, e as derëziu i fundit nuk janë as të parët e as të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura