Banori i Klosit, batuta me Ramën për jelekun e Berishës

Jun 13, 2013 | 11:56
SHPËRNDAJE

Një nga banorët e Klosit, në bashkëbisedimin me Ramën ka shkëmbyer batuta në lidhje me jelekun antiplumb.

“Unë vij nga një kamp tjetër. Unë e kam prit me pushkë këtu Sali Berishën. Kishte pas qenë me ia fut ballit dikur por…”, u shpreh banori.

Por kryesocialisti Rama i tha që plumbi nuk bën dot gjë. “Jo, nuk i bën dot gjë, se ka antiplumb ai….”, ia ktheu Rama një ishpërkrahësi të Partisë Demokratike.

“Tani i jam bashkuar alternativës suaj. Vetëm dy herë kam votuar për PS, të tjerat për PD. Në ’94-n kam fut 30 vota përnjëherë në kutinë e votimit, në referendumin për Kushtetutën”, tha banori i Klosit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura