Baste sportive në lokal, arrestohet pronari dhe nis procedimi penal për klientin

Apr 22, 2024 | 17:08
SHPËRNDAJE

Policia ka vënë në pranga pronarin e një lokali në Elbasan, i cili në këto ambiente ushtronte aktivitetin e paligjshëm e vënies së basteve sportive.

policiaA

Gjithashtu ka nisur hetimi ndaj një 54-vjeçari, i cili ishte klient në lokal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, goditi një rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, në një lokal.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi Sh. G., 43 vjeç, banues në Elbasan, dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. A., 54 vjeç, klient në lokal.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë lokal, në lagjen “Emin Matraxhiu”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë goditën veprimtarinë e paligjshme dhe sekuestruan 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura