Intervista/ Basketbollisti: Policia e Vlorës liroi autorin që më masakroi

May 27, 2016 | 8:36
SHPËRNDAJE

Eraldo Kollovi, basketbollisti i njohur i Flamurtarit, rrezikoi jetën një muaj më parë. Vetëm 18 vjeç, ai u qëllua me thikë e grushte nga dy moshatarë të tij. Pasi e ka kaluar rrezikun për jetën, para tij shtrohen dy pikëpyetje të mëdha: skuadra dhe universiteti, të cilat mund t’i humbë, si pasojë e plagëve të sulmit të armatosur.

Eraldo Kollovi duke treguar plagen dhe me uniformen e Kombetares
Eraldo Kollovi duke treguar plagen dhe me uniformen e Kombetares

Për Eraldon dhimbja është e shumëfishtë. Jo vetëm ajo fizike, për shkak se plagët e detyrojnë të rrijë shumicën e kohës në regjim shtrati, por edhe për faktin se autori kryesor, R.K., 19 vjeç, dhe bashkëpunëtori i tij janë ende në kërkim.

Ai ka dhënë fakte dhe dëshmi që nga spitali se kush ishte personi që e qëlloi, por Policia e Vlorës e la të lirë. Eraldo Kollovi, i angazhuar prej 6 vitesh me skuadrën e Flamurtarit, e ka të vështirë të shprehet se në qershor nuk mund t’u bashkohet shokëve të grupit të të rinjve.

Po ashtu, zëri i dridhet kur flet se dhe provimet e maturës mund të dështojnë. Ëndrra e tij është të ndjekë Universitetin e Sporteve, por konkursi kërkon përgatitje fizike, të cilën sot Eraldo nuk është në gjendje ta realizojë. E ardhmja për të mbetet e zymtë, e gjitha si pasojë e një sulmi për të cilin i riu nuk ka asnjë motiv pse i ndodhi.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, basketbollisti tregon nga fillimi se si u bë shënjestër e sulmit dhe si sot, me gjithë interesimet e tij dhe të familjes, ka parë që nga ana e Policisë së Vlorës nuk është bërë asnjë lëvizje për të vënë drejtësinë në vend.

Thotë se nëse përgjegjësit nuk do të marrin dënimin e merituar, e vetmja mënyrë i mbetet vetëgjyqësia, përballë drejtësisë së munguar.

Intervisten marre nga Elida Domi e lexoni sot ne “Panorama”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura