Bashkia vendos kosha të rinj në rrugë, Veliaj: Tirana më e pastër se kurrë, por ende lipse ndihma e secilit prej nesh

May 9, 2019 | 17:54
SHPËRNDAJE

Punonjësit e Bashkisë  së Tiranës kanë vendosur kosha të rinj të mbeturinave në disa rrugë të kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se tashmë u plotësua kërkesa e qytetarëve për më shumë kosha mbeturinash, teksa i fton ata që të angazhohen sa më shumë për një Tiranë sa më të pastër.

koshat e lali erit

“”Lali s’kemi kosha”, “lali s’kemi ku hedhim mbeturinat”, “lali duhet të ecim shumë për një kosh”…

Tani që koshat i vendosëm te rruga Reshit Petrela, Asim Vokshi, Don Bosko, Ana Komnea, Vëllezërit Manasterli, Kastriotët, sheshi Garibaldi, shkolla Dhora Leka, Naim Frashëri, Qemal Stafa dhe Isa Boletini, nuk ka më justifikime.

Tirana është më e pastër se kurrë, ama ende lipset ndihma e gjithësecilit prej nesh!”, shkruan Veliaj.

koshat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura