Bashkia e vetme e demokratëve në listën e ‘kampionëve’ për menaxhimin e financave/ Ministrja: Këto janë qytetet me më shumë probleme! Brenda 11 korrikut duhet dorëzuar…

Jun 17, 2022 | 11:42
SHPËRNDAJE

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj listoi bashkitë që kanë më tepër probleme në menaxhimin e financave dhe ato që kanë pasur perfomancë ekselente.

Në grupin e këtyre të fundit ajo renditi edhe bashkinë e vetme të demokratëve Shkodrën duke e krahasuar me Korçën, Patosin, Gjirokastrën etj.

Për pjesën tjetër, ministrja nënvizoi se është kërkuar një plan për daljen nga situata ku ndodhen për shkak të problemeve financiare brenda datës 11 korrik.

“Ka pasur përmirësim të perfomancës në të gjithë vendin. Megjithatë ne shohim që ka bashki që kanë pasur performancë pozitive si Këlcyra, Korça, Tepelena etj. Disa prej tyre kanë dalë nga zona portokalli në zonat jeshile.

Ka dhe bashki si Vora dhe Poliçani që kanë pasur përmirësim por vijojnë të mbeten në zonën portokalli. Janë tre bashki që kanë përkeqësuar situatën e tyre financiare, Cërrik në vitin 2020 ka pasur përqindjen e detyrimeve me 17% ndërsa një vit më vonë e ka 41%, bashkia Belsh dhe bashkia Malësi e Madhe.

Në diagramën e të gjithë bashkive ka bashki që vijojnë të jenë ekselente në menaxhimin e financave të tyre publike, si Gjirokastra, Këlcyra, Patos, Shkodra dhe Korça që kanë stok mbi 9% të detyrimeve të mbetura. Dua të përgëzoj Elbasanin dhe Tiranën që edhe pse janë bashki të mëdha kanë stok më të vogël. Do të kaloj te planet dhe çfarë na vjen në vijim.

Janë 44 bashki pa probleme financiare. 10 bashki janë me probleme financiare dhe brenda datës 11 korrik duhet të dorëzojnë një plan të financave të tyre për përmirësimin e situatës. Plani do të hartohet nga ministria e Financave dhe brenda datës 30 korrik duhet të kalojë për miratim në këshill bashkiak”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura