Bashkia: Aboneja me apo pa karton, njësoj e vlefshme

Nov 2, 2012 | 14:06
SHPËRNDAJE

TIRANE- “Të gjithë abonetë, me apo pa karton janë të vlefshme në të gjithë linjat e transportit, brenda Bashkisë së Tiranës”. Me kete reagim Bashkia e Tiranës ka sqaruar qytetaret dhe operatoret e transportit urban ne linjat e Tiranes, pas shqetesimit te fundit te krijuar ne keto linja.

Drejtoresha e Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Nereida Hoxha ka theksuar se të gjithë abonetë, me apo pa karton janë të vlefshme në të gjithë linjat e transportit, brenda Bashkisë së Tiranës. Znj. Hoxha ka paralajmëruar masa, deri në heqjen e licencës, për të gjithë operatorët që krijojnë shqetësime tek qytetarët.

Deklarata:

“Bashkia e Tiranës dëshiron t’u bëjë me dije të gjithë qytetarëve, se të gjithë abonetë e shitura me apo pa karton shoqërues, janë të vlefshme për të udhëtuar në të gjithë linjat e transportit qytetas, brenda bashkisë së Tiranës. Në rast të çdo shqetësimi të krijuar ndaj qytetarëve që udhëtojnë me këto abone, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë të gjithë masat administrative, në përputhje me kontratat e nënshkruara me këta operatorë, duke shkuar deri në ndërprerje të licencës.

Bashkia kërkon të informojë të gjithë qytetarët, që abonetë e emetuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë në përputhje me legjislacionin, të paisura me elementë sigurie, siç është shiriti i ndritshëm dhe shkrimi “Bashkia e Tiranës”. U bëj thirrje përsëri të gjithë operatorëve, që të mos krijojnë asnjë shqetësim për qytetarët që janë të pajisur me bileta të pajtimit mujor, me apo pa kartonin shoqërues”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura