“Bashkëpunimi mes farmacive dhe punonjësve të kujdesit vazhdon” – 3894 barna të rimbusueshme janë shpërndarë sot në Shqipëri

Mar 26, 2020 | 17:37
SHPËRNDAJE

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se bashkëpunimi mes kujdesit shëndetësor dhe farmacistëve vazhdon në të gjithë Shqipëriën.

korona

Nëpërmjet një postimi në facebook, bëhet e ditur se në shkak të izolimit nga shpërthimi i virusit vdekjeprurës COVID-19 në shtëpitë e pensionistëve mbi 65-vjeç janë shpërndarë 3894 barna të rimbuersueshme.

“COVID-19

Bashkëpunimi i punonjësve të Kujdesit Shëndetësor Parësor me farmacitë vazhdon në gjithë Shqipërinë

3894 shpërndarje barnash me rimbursim në banesë janë kryer për pensionistët e vetmuar mbi 65 vjeç

339 mjekë familje e farmacistë kanë qenë në terren vetëm gjatë ditës së sotme”, bën me dije Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura