“Bashkëjetonim prej disa kohësh”- Lirohet nga burgu e dashura e “serial-killerit”, avokati zbulon detaje nga seanca! Ja akuza që ra ndaj 20-vjeçares

Apr 2, 2022 | 15:23
SHPËRNDAJE

Gjykata e Elbasanit ka liruar të dashurën e Nuredin Dumanit, e cila u arrestua mbrëmjen kur 37-vjeçari u prangos nga policia në një banesë në Fier.

Togat e zeza vendosën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mirëjetë Hajdinin. Avokati i 20-vjeçares kosovare deklaroi se ajo u gjykua për akuzën “përkrahje të autorit”, ndërsa ra poshtë pretendimi tjetër për “armëmbajtje pa leje” me kërkesë të Prokurorisë.

Sipas avokatit, e reja ka deklaruar se e njihte Nuredin Dumanin me identitet tjetër dhe s’kishte informacion mbi akuzat ndaj tij.

Gjithashtu, sipas tij, Mirjetë Hajdidi është shprehur se kishin marrëdhënie sentimentale dhe bashkëjetonin prej disa kohësh.

“Pas pretendimeve të prokurorisë Gjykata vendosi masën e sigurimit “detyrim paraqitje” për shtetasen nga Kosova, Mirëjetë Hajdini, pasi në përfundim pretendohej edhe nga ana e Prokurorisë vetëm akuza e përkrahjes së autorit të veprës penale. Për pretendimet e tjera që ishin paraqitur më përpara, ra poshtë pretendimi edhe me kërkesë të Prokurorit për  “armëmbajtje pa leje”.

20-vjeçarja deklaroi se njihte personin me një tjetër identitet, nuk kishte fare informacion dhe dijeni për akuzat ndaj tij. Kishte marrëdhënie sentimentale, bashkëjetonin prej një kohe bashkë, por s’kishte informacion për akuzat. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” ajo është e lirë të kthehet në Kosovë dhe të paraqitet në ditët e caktuara pranë Drejtorisë Vendore të policisë Elbasan”, tha avokati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura