“Bashkë për të çarë rrethimin e të keqes”- Basha mbyll fushatën në Shkodër dhe fton qytetarët në zgjedhjet e të dielës: Të gjithë për një Parti Demokratike

Mar 4, 2022 | 16:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur sot fushatën në qytetin e Shkodrës, i cili në datën 6 mars do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie. Në fjalën e tij para gjithë demokratëve, Basha tha se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e të keqes.

Teksa i ftoi të gjithë të dalin masivisht në votime, kreu i demokratëve u shpreh se të bëhemi bashkë për një Parti Demokratike, duke votuar Xhemal Bushatin.

“Në këto zgjedhje, kujdestarit i kemi vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, e guximtarit, fytyrën e Xhamal Bushatit, birit shkodran dhe demokratit shkodran i cili edhe në këtë rrethim ku ndodhemi është bërë zëri juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë ne errësire, por për të qëndruar të gjithë bashkë.

Ju ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ta derdhni vrullshëm, të gjithë bashkë për të carë rrethimin e të keqes. Të gjithë masivisht të diele, për një Parti Demokratike, votoni numrin 3 dhe Xhemal Bushatin”, tha Basha.

Fjala e plote e Lulzim Bashes ne Shkoder

Mirë se iu gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj shkodranë! Dhe faleminderit për këtë pritje plotë me surpriza, përfshirë edhe surprizën në faqen e majtë që më tha Xhemali fshije se e ke me buzëkuq. Shpresoj ta kem fshirë, por edhe po se pata fshirë shenjë dashnie është dhe këtë punë me dashni për Shkodrën e kemi nisur, e me dashni për Shkodrën do e bitisim. Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të reja e të rinj shkodranë, dua të them vetëm pak fjalë. Së pari, dua t’iu them se para të shkelja në Shkodër për herë të parë në jetën time, kam lexuar një libër të famshëm për historinë e Shkodrës për një nga kronikanëve më të famshëm të kohërave shqiptarë dhe mesdhetar, Marin Barleti, Rrethimi i Shkodrës.

Botimin e mbaj mend si sot, kishte një kopertinë të fortë e të gjelbërt mbi të cilën ishte gdhendur me ngjyra të zeza kalaja e Rozafës dhe më la mbresa të jashtëzakonshme. Nuk kam qenë ndoshta në moshën e duhur për ta kuptuar plotësisht atë vepër, atë rrëfim mbi qëndresën e Shkodrës dhe mbi qëndresën e shkodranëve, por e di se më ka frymëzuar dhe më ka lidhur që në momentet e para për të qenë një ditë në këtë qytet, dëshirë që m’u plotësua 2 apo 3 vite më vonë. Gjeta një Shkodër nën komunizëm, të rrethuar nga terrori, të rrethuar nga mjerimi që komunizmi kishte shtrirë anembanë vendit. Por ndryshe nga Tirana prej nga isha nisur, një kampionat grumbullimi volejbolli, i cili për ironi të fatit luhej në pallatin e atëhershëm të sportit tek Katedralja e sotme të Shkodrës, këtu gjeta diçka tjetër. Gjeta edhe shtigjet më të cilat shkodranët e kishin çarë rrethimin komunist, humorin e tyre, shpotinë e tyre, guximin e tyre. Me fjalë dhe me sy, shkodranët kishin nisur të krijonin çarjet e para në murin rrethues të diktaturës komuniste. Të rrethuar e kam gjetur Shkodrën, edhe nga uji dekada më vonë.

Qytetin, fshatrat, komunat buzë lumenjve dhe buzë liqenit. E kam gjetur të rrethuar këto 8 vite nga padrejtësia, e kam gjetur të rrethuar nga varfëria, e kam gjetur të rrethuar nga represioni policorë mbi të pafajshmit, e kam gjetur të rrethuar nga padrejtësia. Por sa herë kam qenë në vendin tuaj, ashtu si në atë vizitë të parë, kam parë në sytë tuaj vendosmërinë për mos t’iu dhënë rrethimit dhe rrethuesve. Për të qëndruar, për ta plasaritur murin e rrethimit, me zemrat tuaja plotë me shpresë, me qëndresën legjendare shkodrane, me forcën e pathyeshme të fjalës shkodrane, me forcën e pathyeshme të bashkimit të zemrave të Shkodrës kundër të keqes, çka ka bërë që dhe në ditët më të errëta për shoqërinë dhe për kombin tonë, prapë se prapë çdo shqiptarë sytë t’i kthejë nga i vetmi fanar që nuk shuhet kurrë, Shkodra e qytetarisë, Shkodra e qëndresës, Shkodra e kulturës, Shkodra e shqiptarisë.

E në këto zgjedhje këtë të diel, kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, fytyrën e familjarit, fytyrën e administratorit, fytyrën e guximtarit, fytyrën e Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës, prindit shkodran, sipërmarrësit shkodran demokratit shkodran, demokratit shkodran i cili dhe ne këtë rrethim qe ndodhemi dhe s’kemi pse ta mohojmë, çshtë bërë zëri juaj, forca juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë por për të qëndruar të gjithë së bashku për gjithçka që Shkodra përfaqëson në historinë tonë, për gjithçka që Shkodra është sot për atë që Shkodra do të jetë nesër e që e dëgjuam kaq bukur të buronte nga zëri i Ingridit, i Enrikos i Aurorës dhe i qindra të rinjve e të rejave shkodranë që i falënderoj me mirënjohje për praninë në këtë shesh, për praninë në këtë fushatë e cila e ka shtrirë këtë energji rinore nga maja më e largët e Dukagjinit në brigjet e Velipojës dhe këtu në zemër të kryeqendrës së veriut, kryeqytetit të kulturës dhe qytetarisë së kombit shqiptarë

Zonja dhe zotërinj ju ftoj që këtë energji që kemi mbledhur ditë pas dite, orë pas ore ta derdhim vrullshëm, askush të mos qëndroje mënjane të gjithë bashkë për të carë dhe njëherë rrethimin e të keqes për ti dhënë Shkodrës dhe nga Shkodra shpresën dhe besimin tek e nesërmja që po vjen tek ndryshimi që po vjen dhe që nuk ka forcë që ta ndalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura