Bashkë me vëllanë dhunoi gruan. Pranga vëllezërve

Jul 31, 2013 | 10:11
SHPËRNDAJE

TIRANE- Policia e Tiranes ka vene ne pranga dy vellezer, te akuzuar per dhune ndaj nje 26 vjecareje, bashkeshortja e njerit prej tyre. 

Sipas policise, dhuna ka ndodhur brenda ambienteve familjare, nderkohe qe ende nuk ka te dhena per shkaqet e ngjarjes.

“Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë bëri të mundur kapjen dhe më pas arrrestimin në flagrancë të shtetasve: Edmond Xhavit Çurri, 32 vjec, lindur e banues ne Tiranë dhe Arber Xhavit Çurri, 25 vjec, banues në Tiranë”- thuhet ne deklaraten e policise.

Sipas saj, arrestimi i tyre u krye sepse mbrëmë rreth orës 22.30, ne rrugen  “Sabaudin Gabrani”, për motive të castit kanë goditur e dëmtuar me sende të forta shtetasen R,Ç, 26 vjec e cila është bashkeshorte e shtetasit Edmond Çurri.

Materialet i’u kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Tirane, per vepren penale te “Dhunes ne familje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura