Basha rikthen sulmet ndaj Metës: Me Ramën, si kuçedra me dy koka

Dec 1, 2015 | 14:45
SHPËRNDAJE

Nga Durrësi, gjatë një takimi zhvilluar me të rinj e të reja demokrate, kreu I PD-së, Lulzim Basha i është rikthyer akuzave ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta.

Kreu i PD-se, Lulzim Basha
Kreu i PD-se, Lulzim Basha

Sulme, që kishin munguar për një kohë jo të paktë, që kur as Basha e as Berisha nuk kishin kërkuar më dorëheqjen e tij, që pas skandalit me CEZ.

Teksa ka vlerësuar rininë demokrate si energjinë e transformimit të vendit, Basha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta për shkatërrimin e jetës së shqiptarëve. Sipas tij, ata të dy janë kucedra me dy koka që po mban peng shqiptarët.

“Një milion dollarë në ditë mungojnë nga doganat dhe tatimet, pse vallë, taksat paguhen me kërbac në dorë, paratë vidhet përfundojnë në pasuri të qeveritarëve, luks, vila, konto jashtë shtetit, bëjnë të paditurin kur raportet e huaja dekalrojnë se kryeministri i vendit më të pasur llogaritet të ketë pasuri 200 milionë eurosh. Ku janë paratë? Paratë i ka përthithur kuçedra me dy koka e Ramës me Metën, ky është marifeti I rilindjes, rrit taksat, po jo rrogat, rrit gjobat, jo investimet, planifiko më shumë mblidh me pak, se vjedh më shumë”- tha Basha.

Ai ka ftuar shqiptarët të mblidhen bashkë për t’i dhënë përgjigjen e merituar qeverisë.

“Sot një javë do të bashkohemi për të përmbysur tiraninë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë së Ramës e për të marrë në dorë fatet tona, do të hapim rrugën evropiane të Shqipërisë”- tha Basha.

Kreu i demokratëve cmoi garën për zgjedhjen e të parot të forumit Rinor, duke thënë se kjo garë nuk bëhet për shtim radhësh por për të marr stafetën.

“Kundërshtarët politik e njohin shumë mirë forcën e forumit rinor, kur ai është i bashkuar dhe i vendosur për t’i shkuar betejave deri në fund. Kjo garë në PD nuk është thjesht një shtim biologjik i radhëve, nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm një pararojë logjistike, po ka qënë është dhe përmes sfocimit të strukturave të reja që do të ngrihen që do të jetë stafetmbajtësja dhe përgjegjësja”, tha Basha.

Ai akuzoi Ramën për bashkëpunim të ngushtë me krimin, ndërkohë që kryebashkiakun e Durrësit e cilësoi të marrë peng nga krimi.

” Vangjush Dakon krimi e ka marr peng për orë të tëra dhe ta detyrojë të grisë një vendim të mëparshëm korruptiv, për të firomsur një tjetër vendim korruptiv. Këtu në Durrës krimi janë bërë njësh me pushtetin, terrorizojnë qytetarët, vendosin se kush mund të bëj aktivitetin ekonomik dhe në cilin sektor. Ata vrasin e presin kudo ku shohin se kanë diçka për të marrë e të zhvatur, e bëjnë këtë pa frilkë. Rama është drama më e dhimbshme për Durrësin e për gjithë Shqipërinë. Erdhi në pushtet me një festival premtimesh të bujshme, në pjesë prej të cilave rrezononin me shumë shqetësime të qytetarëve tanë. Ku jemi sot? Ku ndodhet sot Shqipëria? Megaskandalet po plasin ditë për ditë, premtimet janë harruar, sepse në vend që të merremi me pretimet, përditë merremi me zullumet qeveritare”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura