Basha: Qeveria ka vjedhur 1.5 mln dollarë nga fondi i kompensimit

May 27, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë nga Kavaja se ka mashtruar rëndë qytetarët me premtimin për shëndetësi falas. Ai gjithashtu tha se qeveria ka vjedhur edhe 1.5 milionë dollarë nga fondi i kompensimit.

Kreu i PD-së, Basha në takimet në Kavajë dhe Rrogozhinë

“Mashtrimi me shëndetësinë falas është mashtrimi më i pashpirt. Përveç mashtrimit kanë futur duart edhe në fondin e kompensimit, kanë vjedhur 1.5 milionë dollarë që ishin për këto raste”, tha Basha.

Ai zhvilloi takime me banorë të Kavajës dhe Rrogozhinës, të cilët u ankuan për varfëri dhe për shpërndarje “politike” të ndihmës ekonomike. Sipas Bashës, qeveria ka përfshirë vetëm militantë në skemën e ndihmës ekonomike.

“Zgjidhja është të bashkojmë të gjithë votën për të ndalur të keqen, për të larguar të keqen dhe për t’i hapur rrugën punësimit me djersën e ballit, me aftësi dhe me meritë. Ne po bëjmë një ofertë për qytetarët, që të ulim taksat, të ulim çmimin e energjisë me 25 për qind, të falim kamatë-vonesat sepse janë bërë të papërballueshme për shqiptarët. Ne po ofrojmë mundësi që përmes dedikimit të fondeve të shtetit për investime publike dhe mbështetje ndaj biznesit, duke ulur taksat të hapen më shumë vende pune”, tha Basha. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura