Basha plas bombën: Të tjerë ministra të Ramës me fakte tronditëse

Oct 17, 2017 | 18:32
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të dosjes së plotë në rrjetin social “Facebook”, Basha ka dalë në një deklaratë për mediat ku akuzon drejtpërsëdrejti Ramën se ai e ka shitur sot Tahirin.

basha51

Ndërsa ka theksuar se për të tjerë ministra të Ramës do të dalin fakte tronditëse.

“Provat e hetimit tregojnë se narkotrafikantët kanë kontribuar miliona euro në fushatën e Edi Ramës. 1400 herë Rama ka mbrojtur Tahirin.

Rama burgosi Dritan Zaganin dhe mbrojti Tahirin. Rama e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm. Sot Edi Rama shiti Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë ndërmjetësi i Ramës me Shullazin dhe me Habilajn.

Fakte tronditëse do të dalin në ditët dhe javët në vazhdim për të tjerë ministra të Ramës. Gjithçka është bërë në dijeni të Ramës, në dosjet e Habilajt”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura