Basha me përfaqësuesit e familjeve pronare të Tiranës: PD detyrim të pashlyer t’i japë zgjidhje çështjes së pronave

Feb 16, 2020 | 20:07
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim të hapur me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

Me një shënim në twitter, ndërsa poston foto nga takimi, Basha shkruan se PD e ka “detyrim të pashlyer t’i japë zgjidhje problemit të pronave”.

basha

Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura