Basha kërkon kontributin e qytetarëve: Përballë kësaj qeverie të korruptuar, të ndërtojmë së bashku një alternativë të re

Apr 22, 2024 | 19:01
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD Lulzim Basha kërkon mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputetë.

basha

Përmes nje video ku rendit ata që i quan të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës, Basha thekson se shqiptarët duan dhe presin një alternativë të re.

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.

Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”, thotë Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura