‘Jo indiferentë kur qytetarët kërcënohen për bukën. Qeveria s’do lënë të finalizojë marrëzinë’

Feb 28, 2014 | 15:33
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha
TIRANE- Kreu i PD-se, Lulzim Basha, duke shprehur mbeshtetjen e opozites me protesten e drejtuesve te furgoneve ka theksuar se forca qe drejton nuk mund te jete indiferente kur qytetraet kercenohen ne buken e gojes.

Ai thekson se kjo qeveri me kete arrogance ne drejtimin e vendit, nuk duhet lene te finalizoje marrezine e saj.

“Kur mijëra bashkeqytetarë kërcënohen në bukën e gojës, ne nuk mund të rrimë indiferentë. Ne nuk mund ta lemë qeverinë të ushtrojë pushtetin pa kufij, të gjunjëzojë shqiptarët, t’ju marrë baballarëve bukën e fëmijve të tyre.
Kur qeveria nuk mbështet punësimin por është shkaku i papunësisë, ajo nuk është zgjidhja por problemi, nuk është zgjidhja por e keqja vetë”- shkruan Basha ne profilin e tij ne FB.

Sipas Bashes, nuk ka gjë më të pamoralshme në politikë se të përdorësh pushtetin për të traumatizuar vendin, për ta kthyer depresionin tënd në depresion kombëtar.

“Ky vend nuk qeveriset me arrogancë dhe ekstremizëm, por me dashuri dhe mencuri. Një qeveri që shpall kundërshtarë qytetarët e saj, që mendon vetëm si t’ju shkatërrojë punën, pasurinë dhe të ardhmen nuk mundet dhe nuk duhet lënë të finalizojë marrëzinë e saj. L. Basha”- perfundon Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura