“Ta mendojë mirë çdo politikan”, Basha ashpërson tonet nga Berati: Kush bën pazar me bandat do përfundojë në…

Nov 18, 2018 | 14:40
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në Berat ku ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj zone. Gjatë takimi Basha ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë seopozita nuk kthehet në Kuvend, pa u bërë Vettingu i politikanëve.

Basha ne Berat

Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se: kthim në parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë.

Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venezia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politokanët nuk ka për të patur.Lulzim Basha ne Berat

Ata që bëjnë pakt me kriminelët për vota, i pret burgu. Ky është kushti i dytë i panegociueshëm. Pa ndëshkuar krimin elektroral, pa ndëshkuar kryebashkiakët dhe ministrat që janë kapur duke bërë pakte me bandat, nuk mund të këtë kompromis me opozitën. Këta njerëz duhet të arrestohen! Duhet të jenë para drejtesisë, në burg! Ta mendojë mirë çdo politikan që pazari me bandat do ta çojë, jo në pushtet, por në burg“-u shpreh Basha.

Basha Berat

Më tej Basha shpjegoi edhe pikën e tretë të platformës, që ka të bëjë me luftën kundër koncesione që sipas tij janë korruptive.

Basha me tone të larta ka folur për prishje kontratash, duke u drejtuar atyre që i quan oligrak me fjalët: Nuk ka kontratë të blinduar me Ramës, nuk ka shans që ju të falimentoni qeverinë. Ta keni të qartë nuk do të falimentojnë qeveria, por do të falimentoni ju dhe do i ktheni lekët një më një qytetarëve. 

Basha Berat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura