Basha flet për takimin me Donald Lu: Ishte i planifikuar. Biseduam për…

Sep 14, 2017 | 22:54
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur sot në “Opinion” të Blendi Fevziut edhe për takimin me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Lulzim-Basha-fitore-pd11Ai ka thënë se takimi nuk ishte rutinë, por i planifikuar. “Nuk ishte një takim rutinë. Takimet me përfaqësuesin e SHBA-ve në Tiranë nuk mund të jenë rutinë.

Ishte një takim i planifikuar dhe biseduam për shumë gjëra specifike”, tha Basha duke mos preferuar të japë më shumë detaje.

Basha tregon të fshehtat me Metën: U takuam 3 herë para zgjedhjeve

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka treguar sot ne “Opinion” se para zgjedhjeve ai ka patur jo 1, por plot 3 takime me Ilir Meten, i cili priste te merrte postin e Presidentit.

basha-meta“Nuk kemi patur vetem 1 darke, por tre takime para zgjedhjeve”, ka thene Basha ne “TV Klan”. Ai nuk preferoi te komentoje per temen e takimeve.

Basha nxjerr zbuluar Majkon: Është ndryshe nga socialistët. Ja ç’thotë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar padashur një sekret mes tij dhe Pandeli Majkos, i cili është ministër shteti për Diasporën në qeverinë “Rama II”.

basha-majkoBasha, duke folur në “Opinion” të Blendi Fevziut në “TV Klan” tha se në qeveri ka edhe njerëz ndryshe, si Pandeli Majko.

“Brenda qeverisë ka edhe njerëz të vlerave, siç është Majko. Ai thotë “na grinë këta”. Nejse se nuk dua të bëj diversion tani”, tha Basha.

Me tej Basha njoftoi se PD ka nisur te hartoje nje platforme per reformen zgjedhore dhe politike.

“Po hartojme nje platforme per reformen zgjedhore. Ka nisur puna per kete”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura