Basha dhe Selami përplasen për lidhjet me Soros, debati për financimin e shkollimit të kreut të PD

Jul 9, 2017 | 16:35
SHPËRNDAJE

Kandidatët të cilët janë përballë njëri-tjetri për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, janë përlasur lidhur me marrëdhëniet që kanë më organizatën e Sorosit.

selami-dhe-Basha

Duke takuar demokratët, në qytetin e Korçës dhe duke u folur për platformat e tyre, një qytetar i ka pyetur kandidatët, se cila është lidhja e tyre me Sorosin.

Nga ana e tij Selami është shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me ketë organizate. Ndërsa lidhur me faktin, që bashkëshortja e tij punon për fondacionin e Xhorxh Soros nuk ka asnjë ndikim ne vendimmarrjen e tij.

Gazetarja e “Panoramës”, mëson se edhe Basha ka mohuar te ketë lidhje me Soros, duke shtuar më tej se kjo organizatë mbështet socialistët dhe Ramën.

Por debati nuk është mbyllur këtu. Ka qenë Selami, ai që i ka kërkuar Bashës të thotë të vërtetën, se bursën në Holande e ka marrë pikërisht nga Soros-i.

Ndërkohë, Basha dhe Grida Duma vijoi më tej Selami, e kanë falënderuar publikisht Xhorxh Soros për mundësimin e studimeve dhe për ketë ka edhe filmime. Por Basha,nuk ka pranuar argumentin e Selamit, duke u shprehur se bursa e tij nuk është financuar nga Soros,por nga një fondacion tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura