“Basha dhe Berisha në valle të rrezikshme”, Balla akuza të forta PD-së për kokainën: Prisni ditët në vijim

May 22, 2018 | 13:05
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, ka hedhur akzua të forta kundër Bashës dhe Berishës.

Balla tha se Lulzim Basha është futur nga Berisha në një valle të rrezikshme, referuar këtu audio përgjimit mes dëshmitarit Albert Veliu dhe një personi tjetër që opozita pretendon se është Agron Xhafaj.

Balla tha se ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokaine me persona të rangjeve më të larta të PD.

balla

Deklarata e plotë

Tashmë kjo histori ka degraduar në një lojë “e ka kush e ka” autorësinë e përgjimit, Luli thotë e ka Babalja, Babalja thotë e ka gazetari, ndërsa gazetari thotë që autorësinë e ka PD dhe ajo që po rrezikon të dalë nga kjo histori është që autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe në këtë histori Saliu po na del të dali me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.

Ndërkohë Lulzim Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim i cili tashmë duket ditën për diellë që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit të Brendëshëm. Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe garipat e tij, të cilë tashm, dhe këtu flas për Sali Berishën e ka kuptuar fare mirë që ne e duimë se kush është e vërteta.

Për ti shkuar të vërtetës deri në fund thirrja ime sikruse ditën e parë është ndaj prokuroisë që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në një kohë sa më të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë në luftën tonë kundër krimit të bëjë ekspertizën  dhe të nxjerrë përfundimin, kushdo qoftë.

Ne e dimë farë mirë që Bashën në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Sali Berisha për një arsye të thjeshtë, që ka të bëjë drogën, por që ka të bëjë me 613 kg e kokainës të fshehur nën banane.

Prisni e duroni ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kg kokaine me persona të rangjeve më të larta të PD. E gjithë kjo po e dëmton Shqipërinë në rrugën e rëndësishme të fazës përmbyllëse të hapjes së negociatave.

Kjo është dicka që nuk i bën mirë Shqipërisë megjithëse Basha pa e ditur është futur nga Berisha në një aventurë të rrezikshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura