Bari ultimatum Beneventos për Memushajn: Ju presim deri më 20 janar

Jan 14, 2018 | 14:40
SHPËRNDAJE

Memushaj duket se është drejt transferimit tek ekipi i Barit, por në momentin që gjithçka po shkonte drejt zyrtarizimit, Benevento bëri prapakthehu, duke ngrirë këtë transferim.

Ledian-Memushaj-zimbio-800x500

Mediat italiane shkruajnë se Bari e pret deri më 20 janar Beneventon, për t’i kthyer një përgjigje përfundimtare për Memushajn. Drejtuesit barez kanë vendosur një ultimatum, por tek Benevento kërkojnë kohë pasi skuadra ka arritur dy fitore në dy javët e fundit, dhe tashmë objektivi mbijetesë nuk mund të duket i pamundur, dhe kërkojnë që të ruajnë grupin aktual të lojtarëve.

Tek Bari, Memushajn e shohin si lojtarin kyç për t’i dhënë mesfushës akoma më shumë fantazi. Vlonjati do të gjente aty, në nëj transferim të mundshëm, edhe mesfushorin tjetër të Kombëtares, Migjen Bashën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura