Barcelona pranë goditjes së radhe në merkato, kampioni i Europës kryen vizitat mjekësore me katalanasit

Mar 5, 2022 | 17:34
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Çelsit, Andreas Kristensen, mund të quhet si lojtari më ri Barcelonës. Ishin vetë mediat spanjolle që publikuan që mbrojtësi danez kishte arritur një akord me klubin “blaugrana” dhe tani duket se transferimi po afrohet dhe më shumë.

kristensen

Siç bëjnë me dije mediat në Angli dhe Spanjë, 25-vjeçari ka kryer vizitat mjekësore me Barcelonën dhe shumë shpejtë pritet një firmë nga ana e Kristensen.

Gjithsesi ai do të bashkohet me skuadrën e Çavit në fillim të sezonit të ri, kur kontrata që ka me Çelsin të mbarojë.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura