VIDEO/ Debutimi pozitiv i trajnerit Kuman, Barcelona e nis me “marshin” e katërt kampionatin

Sep 27, 2020 | 23:03
SHPËRNDAJE

Barcelona e ka nisur më këmbën e mbarë sezonin e ri, duke triumfua ndaj Vijarelait në shtëpi me rezultatin 4-0. Një debutim tepër pozitiv ky edhe për trajnerin Kuman, i cili iu bashkua katalanasve pak kohë më parë.

KUMAN4

Të katërta golat e sfidës u shënuan në pjesën e parë. Talenti Fati realizoi dopietë në minutat 15 dhe 19, ndërkohë që Mesi nga pika e bardhë e penalltisë dhe autogoli i Torres, vulosën takimin. Në pjesën e dytë Kuman kreu 4 zëvendësime duke nxjerrë nga loja Kutinjon, Fatin, Grizmanin dhe Buskets. Ky i fundit u zëvendësua nga Pjanicc, që bëri kështu debutimin me katalanasit.

FT: BARCELONA – VIJAREAL 4-0

Fati 15′, 19′, Mesi 35′ (p), Torres 45+1′ (autogol)

FORMACIONET ZYRTARE: 

kuman

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura