Banorët e Selitës në protestë: “Unaza e Madhe” na ka izoluar, duam mbikalim

Jul 23, 2016 | 13:29
SHPËRNDAJE

Banorët e Selitës protestojnë për izolimin që i kanë shkaktuar punimet për “Unazën e Madhe”. Ata ankohen se përvec kaosit e përmbytjeve në kohë reshjesh po heqim të zitë e ullit të lëvizin, qoftë edhe për të cuar fëmijët në shkolla e kopshte.

Protesta e banoreve Selite
Protesta e banoreve Selite

Ata thone se per te derguar femijet ne kopesht, per te blere buken dhe per te hyre ne supermarket ne anen tjeter te rruges iu duhen te pakten 45 minuta.

“Duke qene se zoti Veliaj i jep prioritet kopshteve dhe cerdheve po keta njerez ku ti cojne femijet qe historikisht i kane derguar ne kopeshtin 45 dhe ne shkollen 26 Nentori? Ku do ti dergojne me ndertimin e unazes?”- ankohen ata.

selita

Ata shpresojne se thirrja e tyre per nje mbikalim do te degjohet pasi nje zone bastion i se majtes merr zhgenjim nga pushteti i tyre pasi keta nuk mendojne e punojne per komunitetin por per xhepat e tyre.

Deputeti i qeverise, sipas tyre as ka denjuar t’i dëgjojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura