Banorët e Ishmit kundër zhvarrosjes së eshtrave të Ibrahim Kodrës

Feb 5, 2016 | 12:47
SHPËRNDAJE

Familjarët, miq dhe të afërm të piktorit Ibrahim Kodra kanqë dalë sot në protestë në zonën e Ishmit për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Kulturës për të zhvarrosur eshtrat e piktorit.

Ministria kërkon që eshtrat e tij të varrosen në kodrat e Liqenit të Tiranës.

Por banorët e Ishmit protestojnë, pasi Kodra, i lindur në Ishëm, i cili është varrosur një herë në Itali, në vitin 2006 me vendim të qeverisë Berisha u soll në Ishëm.

Thuhet se ka qenë vetë dëshira e piktorit të ndjerë për t’u varrosur në vendlindje.

Ndaj banorët e zonës dhe familjarët e tij nuk e lejojnë këtë gjë. Mëngjesin e sotëm mjetet e komunales së Durrësit dhe Tiranës kishin shkuar për të bërë transportin e eshtrave të piktorit, por nuk janë lejuar.

ishem ishem1 ishem2 ishem3 ishem4 ishem6 ishem5

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura