Banorët e Big Brother VIP futen në “grevë urie”, zbulohet arsyeja

Mar 6, 2023 | 23:18
SHPËRNDAJE

Banorët e rinj të Big Borther VIP kanë vendosur të bëjnë një “sakrificë”.

banoret e bbvip

Ata nuk do të hanë duke nisur nga dita e sotme deri nesër. Ky gjest “sakrifikues” vjen si një formë sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave.

Banorët e rinj vendosën të vinin në dijeni edhe banorët e vjetër për “sakrifikimin” që do të bëjnë.

Mendimi është diskutuar mes të gjithë banorëve dhe secili do të vendosë nëse  do t’i bashkohet kësaj greve sensibilizuese ose jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura