Banorët bllokojnë rrugën e Rinasit/ Deputetja e PD i bashkohet protestës: Të sillen grupe pune, do e çojmë betejën deri në fund

May 3, 2022 | 10:31
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri i është bashkuar protestës së banorëve në Rinas për shkak të projektit të rrugës që siç ata thonë u bllokon aksesin në zonë.

Ulliri deklaroi për News 24 se u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të sillen grupe pune për të parë nga afër problematikën me të cilën ndeshen banorët.

“Në datën 1 Maj është vënë në fuqi një vendim që u ka hequr aksesin nga rruga, institucionet apo bizneset. Ata duhet të përshkojnë rrugë më të gjata. Sot kanë vendosur të mblidhen këtu për të drejtat e tyre.

Kam bërë thirrje që të sillen grupe pune që të mos kenë prioritet vetëm aeroportin por edhe banorët. Duam që të kjo betejë t’u adresohet institucioneve përkatëse. Do e çojmë deri në fund. Deri më sot nuk kemi parë asnjë hap që ky vendim do të rishikohet”, deklaroi Ulliri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura