Banka e Shqipërisë/ Procedurë e veçantë, sipas pikës 5.1 të Aneksit të Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës

Dec 24, 2023 | 0:18
SHPËRNDAJE

Banka_e_Shqipërisë.svg

Procedurë e veçantë, sipas pikës 5.1 të Aneksit të Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 55, datë 07.12.2022

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Përzgjedhja e vlerësuesve të pavarur, për lidhjen e marrëveshjes kuadër 3-vjeçare, për qëllimet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë”.

“Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Procedurë e veçantë, sipas pikës 5.1 të Aneksit të Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 55, datë 07.12.2022”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 15,000,000 Lekë”.

Kandidatët e interesuar mund të pajisen me dokumentet e tenderit, në formë elektronike, pas paraqitjes së kërkesës nga përfaqësuesi i kandidati, në adresën elektronike të Bankës së Shqipërisë: avaraku@bankofalbania.org.

Në kërkesë duhet të citohet qartë objekti i prokurimit, emri i subjektit, NIPT-i të dhënat e   kontaktit si: adresa, numri i telefonit, e-mail-i ku do të dërgohen dokumentet e tenderit.

Oferta duhet të paraqitet në adresën: Banka e Shqipërisë, Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), deri më datë 17 Janar 2024, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura