Banka Botërore, pakt me Qeverinë për 1.1 miliard USD

Feb 26, 2015 | 13:12
SHPËRNDAJE

Kuadri i ri i partneritetit të Bankës Botërore 15 1,1 me Shqipërinë do të jetë 5-vjeçar dhe vlera e parashikuar të jepet si financim për projekte të ndryshme pritet të kapë shifrën 1.1 miliard dollarë.


Gjatë një dëgjimoreje në Komisionin e Ekonomisë, përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, u shpreh se kuadri është akoma duke u diskutuar dhe do të duhen ende edhe disa javë që të marrë formën finale.

Në këtë kontekst, ajo kërkoi nga deputetët e komisionit që në rast se kanë propozime konkrete rreth asaj çka është mirë të mbështetet nga banka në vitet në vijim, ta propozojnë. “Të dhënat që kam këtu për nivelin e huadhënies dhe shifrat ende nuk janë përfundimtare.

Kemi 200 milionë dollarë në vit që do të vijnë, duke përfshirë edhe mbështetjen buxhetore, që për periudhën 5-vjeçare do të kalojë vlerën e 1 miliard dollarëve. Kjo do të thotë tri projekte në vit që do mbështetin sektorin financiar, klimën e investimeve, energjinë, apo edhe të tjera”, tha Sayed.

FUSHAT
Banka Botërore ka vendosur që të shtrijë mbështetjen e saj në pesë fusha kyçe që shihen me prioritet edhe nga qeveria. Drejtoresha e Bankës në Tiranë, Sayed, tha dje se pas një kërkimi të hollësishëm dhe daljes me 12 sektorë që shihen si të duhurit për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e saj, në fund u përzgjodhën vetëm pesë, që janë në një linjë edhe me objektivat e qeverisë.

“Lista e sektorëve nga 12, u ul në pesë, ku ne mendojmë që të kontribuojmë dhe që kanë rëndësi themelore për ekonominë. Vendi ka nevojë për një strategji të re për rritje dhe zhvillim, por është e nevojshme që kjo strategji të jetë vazhdim i asaj të më- parshmes. Ringjallja dhe mbështetja e rritjes së barabartë do risin mundësitë për punësim, që nxjerrin në pah çështjen e informalitetit”, tha drejtoresha e Bankës Botërore.

Por, cilat do të jenë edhe fushat që do të marrin mbështetje në pesë vitet e ardhshme. Të tilla në fjalën e Sayed u renditën që nga projektet për rritjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe stabilitetit financiar, tek aspekti makroekonomik, sistemi i energjisë, çështja e tregjeve të tokës dhe gjithë gama e formalizimit, si dhe përmirësimi i qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë. Kuadri i ri pesëvjeçar pritet të finalizohet në javët e ardhshme, ku do të bëhen të qarta edhe projektet që do të marrin financim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura